14:25 / E Martë, 07 Korrik 2020

Veteranët protestojnë, më 9 korrik, por ndryshojnë strategji

Veteranët e luftës së UÇK-së do të protestojnë ashtu siç kishin paralajmëruar më 9 korrik do të mbajnë një protestë me moton: “Në mbrojte të luftës së UÇK-së”, kjo pas lajmit se ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale për gjoja krime të kryera gjatë luftës, transmeton IndeksOnline.

Kjo është konfirmuar sot  nga Kryesia e OVL-së së UÇK-së në një konferencë të mbajtur minuta më parë.

Nasim Haradinaj deklaroi se  protesta e tyre do të jetë simbolike duke vendosur kështu që të gjithë degët e tyre të mbajnë këtë protestë në orën e njëjtë 12:00 dhe në të cilën do të marrin pjesë nga 99 veteranë dhe të burgosur politikë.

Ai ka thënë se fjalimi i njëjtë do të lexohet në të gjitha këto komuna, nga një vetaran dhe nga një i burgosur politik.

Kjo siç ka thënë ai do të jetë në përputhje me vendimin e ri të Qeverisë për tubime.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës, janë shprehur kundër Gjykatës Speciale me seli në Hagë dhe kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshojë Ligjin për specialen, pasi duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë.

Mos i humb