10:05 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Veterani i UÇK-së bie nga kati i katërt i banesës

Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga qyteza e Kaçanikut ka rënë nga kati i katërt i banesës.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Xh.K i cili menjëherë është dërguar në emergjencën përkatëse. Dëshmitarët kanë treguar se rënia e tij ishte aksidentale.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin në fjalë.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka treguar disa detaje rreth këtij rasti.

…ka ndodhur dje rreth orës 18:40 për një rast lëndim aksidental. Personi 63 vjeçar ishte duke i pastruar shkallët është rrëzuar dhe është rrokullisur. Është dërguar në ambulancë dhe pastaj në Prishtinë”, ka thënë ai.

Temat: