21:57 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vetëvendosje bën aderimin e ri, dekanin me akuza për vrasje e mashtrim

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar sot në orët e mbrëmjes se ka aderuar në këtë parti, Ajvaz Berisha, konsul i përgjithshëm në Gjermani.

Por, Vetëvendosje nuk ka përmendur edhe të kaluarën e dyshimtë të Berishës.

Ish komandant “Tigri” ka qenë i dyshuar në lidhje me vrasjes e ish ushtarit të UÇK-së, Bedri Curri.

Këtë vetë Berisha e kishte mohuar duke thënë se as që e kishte njohur këtë person.

Jo vetëm kaq. Berisha kishte fshehur si shef i Konsullatës së Kosovës në Frankfurt, biznesin e tij personal Fitnes Studio “VIP”, të cilin nuk e kishte deklaruar fare në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), ndonëse një veprim i tillë është i obliguar me ligj.

E kaluara e dyshimt e Berishës është e lidhur edhe me një ngjarje, shkruan Indeksonline.

Ai ishte i përfshirë në një rast kur vëllau i tij dyshohej se e kishte therur me thikë një femër.

“Ajvaz Berisha kishte “zënë” në një qoshe dy burra, i kishte mbajtur nën kontroll nën kërcënimin e revoles. Vëllai i tij, Abazi, po mbante një thikë në dorë. E kishte përdorur kundër një vajze, vëllezërit e së cilës kontrolloheshin nga Ajvaz Berisha.

Besa Gashin e kishte goditur katër herë me të. Një herë në faqe, një herë në gji, një herë në dorë e një herë në këmbë. Besa u kishte mbijetuar këtyre therjeve e prerjeve.

Kësi përshkrimi i ka dhënë Prokuroria e Qarkut e Prishtinës një ngjarjeje që ka ndodhur 12 vjet më parë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, në të cilën ishte i përfshirë dekani i Fakultetit të Shkencave Fizike, Ajvaz Berisha, shkruan Indeksonline

Ish-Komandant Tigri, që në atë kohë ishte polic hetues në Shërbimin Policor të Kosovës, akuzohet nga Prokuroria për veprën penale “vrasje në tentativë, në ndihmë”

“Është bashkuar në VETËVENDOSJE!, ish-komandanti i Njësisë Speciale pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Ajvaz Berisha. Ai ka qenë dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik si dhe konsul i përgjithshëm në Gjermani. Gatishmëria e tij për të dhënë kontribut në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe për të ndihmuar në punët që na presin janë vlerë e shtuar dhe energji e re për Lëvizjen” është përshkrimi i zbukuruar që Vetëvendosje ia bëri sot njeriut me të kaluar të dyshimt./Indeksonline/