23:39 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vetëvendosje mobilizohet për protesta

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar mobilizimin për protesta në vjeshtë. Antarë të lartë të partisë, deputetë, e degë në komuna të ndryshme të Kosovës kanë filluar takimet në qytete të ndryshme.

Në mbrëmjen e sotme janë mbajtur takime në Podujevë e Drenas ku qëllimi i tyre ishte mobizilimi për protesta.

Këtë e ka konfirmuar edhe asambleisti i Vetëvendosjes në Podujevë, Bahri Selimi, shkruan Indeksonline.

“Me padurim po priten protestat. Strukturat dhe anëtarët e VV-së në Besianë sot shprehën gatishmërinë. Takim mobilizues ka zhvilluar edhe deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi.

Në Tërstenik të Drenasit, Selimi ka publikuar fotografi në takim me banorët e kësaj ane.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje që një kohë po përmend protestat për të shprehur pakënaqësinë ndaj ngjarjeve të fundit në politikën kosovare.

Për këtë po kërkon edhe ndihmën e partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës./Indeksonline/