13:15 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vetëvendosje nesër merr vendim për sharjen që Aida Dërguti ia bëri Albin Kurtit

Pas përplasjes brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ku në një bisedë mes anëtarëve të partisë në platformën komunikuese Viber deputetja Aida Dërguti e ka fyer deputetin Albin Kurti, kryetari Visar Ymeri kishte vendosur ta shtyej mbledhjen e Kryesisë të paraparë për t’u mbajtur të shtunën.

Mëson se mbledhja e paraparë për të shtunën do të mbahet nesër (e hënën), ku Kryesia e VV-së do të merr një qëndrim për zhvillimet e fundit.

Këtë e ka konfirmuar edhe Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, i cili ka treguar se nesër Kryesia Qendrore do të dalë më një qëndrim për çështjen e fyerjes së Aida Dërgutit ndaj Albin Kurtit.

Mirëpo, burime të Veriu.info bëjnë të ditur se fillimisht sot në ora 14:00 është paraparë të mbahet një mbledhje në Qendrën e Vushtrrisë, ku do të mblidhet Këshilli i VV-së, i cili do të diskutoj për përfshirjen e kryetares së VV-së në Vushtrri, Aida Dërguti në skandalin e fundit.

Mbledhjen e thirrur nga Qendra e VV-së në Vushtrri e ka konfirmuar sekretari Organizativ, Ismajl Kurteshi.

“Sot ishte paraparë të mbahet një mbledhje në Vushtrri, ku unë kam kërkuar që të shtyhet, pasi që veç nesër e kemi mbledhjen e kryesisë qendrore. Megjithatë, degës askush nuk mund t’ia mohoj të drejtën për të vepruar”, tha Kureshi.