07:16 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Vetëvendosje organizon tryezën “Shqiptarët dhe integrimi evropian”

Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje! e organizon tryezën “Shqiptarët dhe integrimi evropian”.

Kjo tryezë mbahet në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor me synimin për të diskutuar rreth gjendjes socio-politike dhe ekonomike të shqiptarëve në shtetet e ndryshme të Ballkanit dhe interesat kombëtare të shqiptarëve në raport me procesin e integrimit evropian, duke bërë krahasimin edhe me kombet e tjera të rajonit.

Pjesëmarrës Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!.