11:38 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vetëvendosje paralajmëron protesta, në rast se nuk zbardhet rasti Dehari

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në një konferencë për media ka thënë se dje tashmë ka përfunduar edhe afati kohor që ata i patën dhënë institucioneve të Kosovës me kërkesat e parashtruara në mardhin e 5 nëntorit, në një vjetorin e vdekjes së Astrit DEharit.

Sipas tij, dje ka përfunduar ky afat kohor dhe se asnjëra prej kërkesave nuk është realizuar.

Sipas tij, njëra prej kërkesave kryesore ka qenë një hetim i pavarur.

“Në një vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizreni, VV më 5 nëntor pat organizuar një marsh protestues me kërkesa të qarta për institucionet e Kosovës. Aty ka qenë një afat i dhënë për institucionet nga ky marsh me kërkesa dhe në ditën e djeshme është kryer ky afati për t’u përgjigjur në këto kërkesa. Deri më tash asnjëra nuk është realizuar prej këtyre, dhe njëra prej kërkesave kryesore ka qenë edhe një hetim i pavarur”, ka thënë Konjufca.

Më tej ai ka thënë se disa nga kërkesat e tjera kanë qenë edhe shkarkimi i disa nga udhëheqësit e institucioneve përgjegjëse për këtë rast/

“Kërkesë ka qenë shkarkimi i Dhurata Hoxhës atëherë si ministre e drejtësisë, edhe pse tash ka ndërruar digasterin ajo vazhdon të jetë në Qeveri.  Shkarkimi i Shpend Maxhunit e këtyre që është drejtor i Përgjithshëm i Policisë. Nexhmi Krasniqi- komandat në rajonin e Pejës, Fatos Makolli në kuadër të policisë si drejtor kundër terrorizmit. Nga Këshilli Prokurorial kemi kërkuar shkarkimin e tre prokurorëve që ishin të kyçur në rastin e 5 aktivistëve: Sylë Hoxha, Metush Biraj dhe Abdyrrahim Islami”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ka pas vonesa të vazhdueshme të vullnetit politik për t’i hapur rrugë drejtësisë dhe të plotësohet kërkesa e vetme e familjes qe të ketë hetim ndërkombëtarë.

Ndryshe, Konjufca nuk e ka përjashtuar mundësinë për thirrjen e protestave të reja për rastin e Astrit Deharit.

Gjatë kësaj konference, ai ka thënë se në rast se shohin se ka vullnet politik që të bllokohet hetimi atëherë ata nuk e përjashtojnë mundësine që Vetëvendosje të thërras demonstrata.

“Vetëvendosje s’do rri duarkryq, do të jemi shumë aktiv. Ka persona në Kosovë që duan që të harrohet Astrit Dehari por VV gjithmonë e ka si obligim ta ngrit rastin e Deharit dhe për sa kohë të jemi gjallë do kërkojmë që drejtësia të shkojë në vend. Nuk përjashtohen as protestat si ajo e nëntorit të vitit të kaluar nëse qeveria nuk i hap rrugë drejtësisë. Protestat kanë qenë të vazhdueshme dhe si ka bërë vetëm Vetëvendosje pra nuk e përjashtoj mundësinë qe VV të thërrasë demonstratë. Për të gjitha do të njoftoheni me kohë. Nëse shohim se ka vullnet politik që të bllokohet hetimi atëherë është plotësisht legjitim që të kalojmë në hapat e ardhshëm./Indeksonline/