17:28 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Vetëvendosje s’dorëzohet, paralajmëron përsëri kundërshtimin e demarkacionit

Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar arrestimin e pesë deputetëve të saj, të cilët hodhën gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Në një komunikatë, Vetëvendosje ka theksuar se do të v vazhdoj të kundërshtoj demarkacionin, të cilin e quan të dëmshëm, shkruan Indeksonline.

Ja njoftimi i VV-së:

Pesë deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Fitore Pacolli, Drita Millaku, Liburn Aliu, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla janë arrestuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Arrestimi i tyre ka ardhur me urdhër të Kadri Veselit. Arrestimi i deputetëve për të mbrojtur këtë marrëveshje është përpjekje kriminale.

Marrëveshja për demarkacionin është mashtrim për Kosovën. Një marrëveshje të tillë VETËVENDOSJE! është zotuar se do ta kundërshtonte. Kjo ka qenë pikë programore e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e qershorit prej të cilave Lëvizja ka marrë më së shumti vota. Nënshkrimi i dyfishtë i Hashim Thaçit për këtë nuk mund të jetë përcaktues për territorin e Kosovës. Andaj ne do ta kundërshtojmë të tillë siç është dhe jo si proces.

Ndërkohë, ndërhyrjet e dhunshme të Policisë në Kuvend kanë penguar punën e mediave. Kjo është censurë. Kjo qeveri nuk ka çfarë të fshehë. Nuk ka befasi se vendimet e tyre janë të dëmshme. Tashmë kemi parë mjaftueshëm. Duhet ta shohim rënien e kësaj marrëveshjeje.

Temat: