Vetëvendosje sjell prapë peticionin në Kuvend (Foto)
Deputetë të Vetëvendosjes janë parë me peticione në duar duke hyr në sallën ku mbahen seancat plenare të Kuvendit.
Ky peticion me nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve të Kosovës ishte nënshkruar për të kundërshtuar demarkacionin dhe Asociacionin e komunave serbe, raporton Indeksonline.
Derisa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ftuar për një takim shefat e grupeve parlamentare të partive për të diskutuar për kalimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. /Indeksonline/