09:51 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Vetplagoset me armë zjarri në lokal

Një person është vetplagosur më armë zjarri në rrugën “28 nëntori” në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./Indeksonline/