75 Mall Live Search
10:56 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vettel dhuron spektakël në Itali por përplas Ferrarin

Ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1, në pistën e Monza, dhe drejtuesit e “kokëkuqes” vendosën që të dhurojnë spektakël në rrugët e Milanos, ku në pistë zbritën me makinën Ferrari të dy pilotët, Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen.

Gjatë kohës që piloti gjerman po ecte me makinën e tij në rrugë, gjatë një kthese të ngushtë u përplas me barrierën mbrojtëse, duke dëmtuar pjesën e përparme të makinës.

Incident që ndodhi pikërisht në kthesën e fundit të “pistës” 1.4km që ishte ndërtuar për këtë event.

Mekanikët e Ferrarit e morën menjëherë makinën dhe nisën nga puna për riparimin e saj, por Vettel, pasi ndryshoi “turirin” e makinës vendosi të zbriste sërish në pistë, për të kënaqur fansate  shumtë të “kokëkuqes” që ndodheshin në rrugët e Milanos. Më pas, makinën e morën mekanikët, për ta bërë gati për këtë fundjavë.