10:48 / E Premte, 10 Shkurt 2023 / B O

Vetura e vjedhur në Norvegji kapet në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arritur të identifikoj dhe më pas të sekuestroj një veturë në Ferizaj. Vetura dyshohet se ishte në kërkim ndërkombëtar dhe e njëjta ishte vjedhur në Norvegji.

“Njësitë policore kanë identifikuar dhe sekuestruar një veturë e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtar, si veturë e vjedhur në Norvegji. Lidhur me rastin është intervistuar një person. Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/