Vetura “fluturon” afër Kuvendit të Kosovës, policia në vendin e ngjarjes
Një vetaksident ka ndodhur pas mesnatës në Prishtinë.
Sipas pamjeve të siguruara nga ‘Indeksonline’, vetura ka përfunduar në shkallët afër Kuvendit të Kosovës.
Nuk është bërë ende e ditur nëse ka persona të lënduar.
Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Më poshtë mund të shihni pamjet./Indeksonline/