13:05 / E Mërkurë, 31 Gusht 2022 / k.v

Vetura godet motoçikletën në ‘Pejton’ të Prishtinës

Një motoçikletë është goditur nga një veturë në lagjen “Pejton” të Prishtinës.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga aksidenti ku shihet motoçikleta e rrëzuar në rrugë.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar./IndeksOnline/