08:26 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / MSH

Vetura godet një këmbësore në Prishtinë

Në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, një veturë ka goditur një këmbësore.

Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 16:49.

Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.