22:38 / E Martë, 09 Gusht 2022 / OSH

Vetura godet një këmbësore në sheshin e Fushë Kosovës, autoambulanca në vendngjarje

Një veturë ka goditur një këmbësore në sheshin e Fushë Kosovës, saktësisht në rrugën “Dardania”.

Nuk dihet sa janë serioze lëndimet e viktimës, kurse tani ka arritur autoambulanca në vendin e ngjarjes.

Sipas banorëve, rruga ” Dardania” është shndërruar në shesh mirëpo nuk ka mbikëqyrje nga ana e Komunës, për mos lejimin e lëvizjes së veturave.

IndeksOnline do ju sjell detaje nga ky aksident.