21:28 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vetura godet një person afër stadiumit “Fadil Vokrri”

Para pak çastesh afër stadiumit “Fadil Vokrri” është goditur nga vetura një person në Prishtinë.

Përderisa nuk dihet ende për gjendjen shëndetësore të tij, i lënduari ishte duke ndjekur nga jashtë ndeshjen mes Kosovës dhe Ishujve Faroe,  të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Indeksonline ka siguruar edhe pamje ku shihet një person i shtrirë në tokë, teksa disa njerëz i afrohen dhe i ofrojnë ndihmë.

Megjithatë, rasti nuk duket të jetë edhe aq serioz, pasi që Policia e Kosovës lidhur me këtë kanë thënë për Indeksonline se nuk është raportuar asnjë incident.

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Ishujve Faroe ka bërë që të bën bashkë të gjithë krerët e institucioneve të vendit.

Më poshtë keni pamje:

/Indeksonline/