13:19 / E Shtunë, 18 Qershor 2022 / MSH

Vetura humb kontrollin në Veternik, del nga rruga dhe rrokulliset

Një vetaksident ka ndodhur në Veternik para disa minutash.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për një veturë e cila ka humbur kontrollin, gjë që ka çuar në devijimin e saj nga rruga.

Sipas informacioneve të para, vetura është rrokullisur disa herë, teksa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar më rastin.