11:02 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Vetura në QKUK parkohet në hapësirën e gjelbëruar (Foto)

Nëse shkoni në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), do të hasni në shumë situata interesante.

Ndonëse nuk është hera e parë që shihet një gjë e tillë, në oborrin e QKUK-së, mjekët, pacientët apo edhe familjarët e tyre detyrohen të parkojnë veturat vend e pa vend, transmeton Indeksonline.

Shembull, një lexues i Indeksonline ka dërguara disa fotografi të një veture të parkuar në një hapësirë të gjelbëruar.

Mungesa e parkingjeve dhe numri i madh i personave që hyjnë në oborr të QKUK-së, bën që veturat të parkohen edhe aty ku pengojnë qarkullimin apo edhe në hapësira të ndaluara.