21:00 / E Martë, 09 Gusht 2022 / OSH

Vetura përfshihet nga zjarri në autostradën Arbën Xhaferi, policia jep detaje

Një veturë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të pasditës në autostradën Kaçanik-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Arlinda Rexhepi nga Policia e Kosovës.

Mjeti i djegur është tërhequr nga autostrada ndërsa nuk ka të lënduar.

“Me datë 09.08.2022 rreth orës 17:30 në autostradë nga Hani i Elezit në drejtim të Kaqanikut është raportuar për një veturë të përfshirë nga zjarri. Në vendngjarje kanë dalur njësitë kompetente policore të cilat kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, teksa njësia e zjarrfikësve ka bërë lokalizimin e zjarrit. Nga lokacioni është bërë tërheqja e automjetit nga kompetentët”, ka thënë Arlinda Rexhepi për Express.