11:57 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vetura përfundon jashtë rrugës në Shkabaj

Një vetëaksident ka ndodhur rreth orës 11 e 30 në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në Shkabaj.

Vetura ka dalë jashtë rrugës, duke pësuar dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe Njësia e Policisë së Kosovës, përderisa nuk dihet nëse si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar./Indeksonline/

Temat: