14:44 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vetura zyrtare lëviz me 180 km në orë, në Kalimash!

Rastet kur veturat zyrtare shkelin rregullat e komunikacionit nuk janë të rralla.

Një veprim i tillë u pa edhe para disa ditëve në Kosovë.

Automjeti zyrtar i Republikës së Kosovës është parë duke lëvizur me 180 km/h në zonën e Kalimashit.

Një lexues i IndeksOnline ka dërguar një video në redaksi ku shihet vetura zyrtare, duke lëvizur më shpejt sesa është e lejuar.

Në video shihet qartë që shoferi i veturës ka shkelur rregullat e komunikacionit.

Ky rast ka ndodhur, më 10 shtator rreth orës 13:00 në Kalimash./IndeksOnline/