08:01 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vetura zyrtare shkel rregullat e komunikacionit, shikoni me çfarë shpejtësie vozitë në magjistrale

Zyrtarët e shtetit shumë shpesh shkelin rregullat në komunikacion me vetura zyrtare.

Një shkelje e rregullave të trafikut nga zyrtarët e institucioneve është parë sot që në mëngjesin e hershëm në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline, shihet se si vetura  me targa zyrtare 4Z-288-02 vozitë në shpejtësi 140-160 në orë.

Vozitësi në fjalë me këtë shpejtësi jo vetëm që rrezikon vetën, por edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Derisa, Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon për respektim të rregullave në trafik, në mënyrë që të zvogëlohet numri i aksidenteve.

Ndryshe, sot Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë lanson fushatën vetëdijësuse “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”./Indeksonline/