18:03 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Victoria sqaron gjithçka rreth “ndarjes” me David Beckham (Foto)

Ditëve të fundit ka pasur thashetheme se Victoria Beckham është divorcuar nga burri i saj David Beckham.

Gjatë ditës së sotme janë publikuar pamje të saj nga Londra, ku thuhet se pas divorcit ajo ka dalë për herë të parë publikisht në Londër. Madje raportohej se pamje  saj ishte tejet e zbehtë.

Por Victoria hedh poshtë zërat se ajo dhe Beckham nuk janë më bashkë, shkruan Indeksonline.

Para pak çastesh ajo në llogarinë e saj në Instagram ka postuar fotografi ku shihet së bashku me burrin e saj, dhe duket më e lumtur se kurrë.

Këto fotografi sqarojnë gjithçka./Indeksonline/