23:24 / E Mërkurë, 08 Mars 2023 / MSH

VIDEO: 6 makina superluksoze vidhen brenda 45 sekondash nga vitrina

Një vjedhje spektakolare, e ngjashme me skenarin e filmit “Gone in Sixty Seconds” ka ndodhur në Kentaki të SHBA-së.

Skifterat kanë arritur të hyjnë brenda një dyqani makinash, dhe janë larguar aty me plot gjashtë makina Dodge, të modelit “Challenger SRT Hellcat”.

E gjithë vjedhja është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe ka ndodhur në më pak se një minutë.

Autoritetet në SHBA shprehen se kanë arritur të lokalizojnë pesë nga makinat dhe janë në kërkim të makinës së gjashtë.

Megjithatë ata shprehen të habitur se si pronari i kishte lënë çelsat e makinave në banakun e dyqanit.

“Makinat shkojnë rreth 600 mijë dollarë. Hajdutët thyen xhamin, morën çelsat që ndodheshin në banak dhe u larguan me makina”, tha menaxheri i pikës.