18:29 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Video e turpshme, një vajzë e rrahë dhe e plaçkitë një të moshuar

Një gjest i turpshëm është regjistruar në Maryland të SHBA-ve. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një femër e re e ka rrahur dhe e ka plaçkitur një të moshuar. Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës së mërkurë, 28 nëntor, në orën 3:10 në Leytonstone Road, Newham.

Pasi kishte tërhequr para nga bankomati, gruaja e moshuar u bë cak i një sulmi nga një femër me ngjyrë.

Pasi e goditi dhe e tërhoqi, plaçkitësja arriti që t’i marrë paratë femrës së moshuar. Policia ka shpërndarë kudo fotografitë e plaçkitëses për të ndihmuar në gjetjen e saj./Indeksonline/

Temat: