22:58 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Plaçkitje në pompë derivatesh në Podujevë, vidhen tre mijë euro

Një plaçkitje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e hershëm, rreth orës 03:15 në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Sipas burimeve të Indeksonline persona të maskuar  dhe të armatosur kanë bërë plaçkitjen e një pompe derivatesh në magjistralen Podujevë-Prishtinë, saktësisht në dalje të Podujevës.

Sipas po të njëjtave burimeve, nën kërcënimin e armëve të llojit ‘AK-47’ personat e dyshuar thuhet të kenë vjedhur 3 mijë euro./Indeksonline/