14:34 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Video-përgjimi, Prokuroria thërret Lulzim Bashën dhe Ervin Salianjin

Ditën e premte, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të thërrasë për të dëshmuar deputetin Ervin Salianji, pas publikimit të video-përgjimit nga ligjvënësi demokrat të Fredi Alizotit, mbrëmjen e djeshme në “Opinion”. Më herët, prokuroria sekuestroi edhe materialin e publikuar në media.

Mësohet se po të njëjtën ditë, organi i akuzës ka vendosur të thërrasë edhe kreun e PD-së Lulzim Basha, por per nje tjeter çeshtje, atë të padisë për shpije ndaj tij nga Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të PS-së.