Video që bëri bujën e vitit, ja çfarë thotë Kelly për Krishtlindje (Video)
Babai i cili nga lajmet në BBC u bë edhe më i njohur, ka shpërndarë një mesazh në prag të Krishtlindjeve.
Profesori Robert Kelly po intervistohej nga BBC, për Korenë e Veriut në mars të këtij viti, përderisa nuk priste që fëmijët e tij dhe gruaja të futeshin në dhomën ku po realizonte intervistën.
Madje që nga kjo ngjarje, familja në fjalë u bë hit në internet, përderisa video arriti 25 milionë klikime në ‘Youtube’ , transmeton Indeksonline.
Kelly pati fituar shumë ndjekës që nga ajo kohë dhe u bë shumë i famshëm, madje nukka ngurruar që për këtë t’i falënderoj të gjithë ata.
“Urime Krishtlindjet për të gjithë njerëzit që më ndjekën mua për shkak të videos sime dhe fëmijëve të mi. Faleminderit”, ka shkruar ai./Indeksonline/