09:49 / E Mërkurë, 11 Maj 2022 / B O

Video që do ua ndreqë ditën, 7 vjeçares i zbathët këpuca në vrapim, por fundi i saj është epik!

Lay Lay po merrte pjesë në një garë vrapimi 200 metra. Por gara e vrapimit për të filloi në mënyrën më të keqe.

Në startin e garës, Lay iu zbathë këpuca dhe u detyrua të kthehej për ta mbathur për të filluar garën disa sekonda më vonë.

Në vend që të tërhiqej nga sprinti, ajo vendosi të sfidonte vajzat e tjera.

7 vjeçarja si një rrufe në garë, arriti të parakaloi të gjitha garueset duke dalur e para. Lay Lay është vajza e kampionit të WBO në peshën e lehtë Crawford./Indeksonline/