08:39 / E Hënë, 01 Qershor 2020

Video/S’frenonte dot, shihni momentin kur policët shpëtojnë vajzën 20-vjeçare

Kjo video tregon momentin kur një vajzë 20-vjeçare nga Ohio ka telefonuar numrin e urgjencës dhe i ka kërkuar ndihmë se nuk po ngadalësonte dot makinën e saj.

Në telefon dëgjohej zëri i një gruaje, e cila i jepte këshilla si të vepronte dhe ngjitur me makinën e saj ishte dhe një makinë policie.

Ngjarja ka ndodhur në një autostradë të Ohio ku kishte dhe trafik. Vajza e quajtur Ema, me ndihmën e këshillave që mori nga gruaja që ndodhej në telefon, ka tërhequr frenat e urgjencës, duke stabilizuar shpejtësinë e makinës.

Pasi ndaloi, policët kanë vrapuar drejt vajzës e cila ishte duke qarë dhe tepër e frikësuar. Policët u përpoqën ta qetësonin atë duke i thënë se tani çdo gjë është në rregull.

Mos i humb