22:21 / E Diele, 11 Shtator 2022 / AR

Video/ Vetura në Viti humb kontrollin, “fluturon” në zonën 30 të vozitjes

Në videon e mëposhtme gjithçka duket normale, derisa një veturë me shpejtësi marramendëse “fluturon” në një rrugë në Viti.

Në zonën 30 të vozitjes, vetura nuk njeh limit. Kështu përplaset në një objekt.

Raportohet se nga ky rast ka edhe të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht shpëtuan dy këmbësorë që prisnin kalimin në “zebra”.

Ndërkohë Policia do të vazhdojë të marrë masa ligjore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët bien ndesh me rregullat e trafikut dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor./Indeksonline/