16:27 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Videoja me të cilën WhatsApp njoftoi mbërritjen e modalitetit të saj të errët

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp publikoi një video duke njoftuar mbërritjen e modalitetit të errët, i cili ndër të tjera lejon kursimin e baterisë. Imazhet tregojnë njerëz që janë të tronditur nga shkëlqimi i ekranit kur janë në një ambient të errët.

Përveç ruajtjes së baterisë, një arsye tjetër pse shumë përdorues zgjedhin modalitetin e errët është se drita blu mund të jetë e dëmshme kur dëshironi të flini, kështu që kjo gjithashtu do të ishte një arsye për të kaluar në gjendje të errët.