07:00 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Videoja që po pëlqehet nga të gjithë, momenti kur Mane ia dhuron fanellën një fansi të Liverpool-it

Mbrëmë u zhvillua finalja e Superkupës së Evropës mes Chelsea dhe Liverpool.

Fitues dolën këta të fundit pas ekzekutimit të penalltive, pasi loja e rregullt mbaroi me rezultat 2-2, shkruan Indeksonline.

Lojtari më i mirë i Liverpool në fushë padyshim ishte Mane i cili shënoi dy gola.

Por senegalezi bëri bujë në rrjetet sociale për gjestin që bëri me një fans.

Deri sa ishte ulur në bankën rezervë, Mane e thirri një fans që po kalonte aty pari dhe ia dhuroi fanellën dhe një përqafim.

Ky gjest i lojtarit u pëlqye nga të gjithë./Indeksonline/