08:45 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vjedhje në një ëmbëltore në Prishtinë, kapet hajni

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Prishtinë, derisa policia ka arritur ta identifikonte autorin.

Rr. “Garibaldi”, Prishtinë 04.12.2019 – 05:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i cili dyshohet se kishte kryer  vjedhje në një pastiqeri. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur: një çantë e zezë në të cilën kishte pasur një palë dorëza, një maskë të zezë, darë për prerje të shufrave të metalit, pajisje të tjera si edhe një kuletë me para të imta që dyshohet se i kishte vjedhur në pastiqeri, thuhet në njoftimin e policisë.

Derisa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje 48 orë, rasti vazhdon të hetohet./Indeksonline/