21:37 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Vidhet piktura milonëshe e Van Gogh, në një muze të Holandës

Një pikturë e të famshmit Vincent van Gogh është vjedhur mbrëmë në një muze në Holandë, pasi që muzeu u mbyll shkaku i koronavirusit.

Në muzeun i cili gjendet në lindje të Amsterdamit, piktura u vodh në orët e para të mëngjesit, transmeton IndeksOnline.

Dretori i Muezut, Evert van Os tha që institucioni që posedonte pikturën ndihet ‘i zemëruar, i tronditur, i trishtuar’ nga vjedhja që është bërë.

Vlera e pikturës nuk është përcaktuar ende mirëp duke u bazuar në pikturat e tjera të shitura të artistit të famshëm besohet që edhe kjo pikturë kushton miliona euro./Indeksonline/.