14:29 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / L K

Vije momenti i Arda Guler

Arda Guler më në fund ka momentin e tij të artë tek Real Madridi.

Ylli turk iu bashkua Real Madridit në korrik për 30 milionë euro, nuk ka mundur ende të debutojë me Real Madridin pas dy lëndimeve të pësuara.

Futbollisti 18-vjeçar ka filluar stërvitjet e rregullta me grupin dhe pritet të debutoi në ndeshjet e radhës të Real Madridit.

Debutimi i tij është çështje kohe dhe është në dorën e tij të fitojë besimin e Ancelottit për të hyrë në rotacionet e skuadrës.

Pas ndeshjeve ndërkombëtare Guler do të jetë në dispozicion të Ancelottit për të regjistruar minutat e para te Real Madridi./Indeksonline/