22:16 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vije reagimi i PDK-së për rrahjen në Skenderaj: Veprimet e tilla janë skandaloze!

Lidhur me ngjarjet e ditë sotme, Partia Demokratike e Kosovës dega në Skenderaj  ka dënuar  dhunën që është shfaqur sot gjatë zhvillimit të punimeve në seancën e Kuvendit komunal të Skenderajt, të ushtruar nga zyrtarët Komunës së Skenderajt ndaj njërit nga asambleistët e zgjedhur.

Reagimi i PDK-së në Skenderaj:

Veprimet e tilla janë totalisht të papranueshme dhe përbëjnë akte të turpshme dhe skandaloze mbi të zgjedhurit në mënyrë demokratike.

E drejta e shprehjes së mendimit të lirë ka qenë vlerë e përherëshme në institucionet e Skenderajt deri më tani, e cila duhet të promovohet dhe t’i garnatohet secilit asamblesistë të zgjedhur pavarësisht bindjeve politike. Prandaj kërkojmë nga Kryetari i Komunës Bekim Jashari që para se të etiketojë përfaqsuesit e subjekteve politike për gjoja bllokim të punës së tij, të garantojë siguri të zgjedhurve në punën e tyre brenda institucionit dhe të ndalojë vartësit e tij në shpërfaqjen e muskujve ndaj përfaqsuesve të zgjedhur të qytetarëve të Skenderajt.

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku asnjëherë dhe ndaj askujt nuk ka përdorur “dorën e zgjatur”, përkundrazi ai ia ka zgjatur dorën çdo kujt dhe çdo herë, kur i është kërkuar, përfshirë edhe kryetarit të tanishëm të Skenderajt Bekim Jashari./Indeksonline/