17:09 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Vikend i ngrohtë në Kosovë

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me presion stabil atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë  gjë që plotëson kushtin që nga ora 9-17 të mos jemi të ndikuar direkt nga rrezet e diellit..

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i juglindjes.

Sipas parashikimeve të fundit java e ardhshme, parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, ulje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstremale  dhe gjasa të larta për reshje shiu./Indeksonline/

Temat: