23:30 / E Premte, 10 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Villareal nuk humb kohë, gjen trajneri i ri

Villareal gjatë ditës së sotme ka shkarkuar trajnerin Jose Rojo Martin Pacheta.

Shkarkimi i tij vie pas rezultatetve të dobëta në La Liga, shkruan IndeksOnline.

Drejtuesit e Villarealit nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur pasuesin e Pachetas.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, trajner i ri i Villarealit do të jetë ish-trajneri i Marseille, Marcelino.

Marrëveshja mund të zyrtarizohet gjatë orëve në vijim./IndeksOnline/