14:40 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Villas Boas: Juventusi midis “Wembleyt” eliminon Tottenhamin!

Trajneri i njohur, Andre Villas-Boas thotë se Juventusi shumë lehtë mund ta mposhtë Tottenhamin midis “Wembleyt”.

Bardhezinjtë barazuan 2 me 2 me Spurs në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në Torino.

“Juventusi ka më shumë përvojë dhe lojtarë më cilësor. Tani ata ose duhet të fitojnë ose të barazojnë 3 me 3, nuk është diçka e pa arritur për ta”, thotë Villas Boas.

Portugezi thotë se Juve duhet të ketë kujdes nga Harry Kane.

“Atë kohë sa isha unë ai ishte i ri dhe unë kisha në dispozicion Soldadon dhe Adebayorin. Klubi kërkoi ta qonte në huazim por unë e mbajta ta përdorja për disa ndeshje. Tani është bërë një prej sulmuesve më të mirë në Botë. Andaj Juve duhet të këtë kujdes nga ai.”, vazhdoi AVB.

Ish-trajneri i Chelseat thotë se skuadra favorite për ta fituar këtë sezon Ligën e Kampionëve është Barcelona.

“Barcelona duket favorit në letër, por ata së pari duhet ta eliminojnë Chelsea”, vazhdoi 40 vjeçari.

Villas Boas, së fundi ishte trajner i Shanghait, por gjatë karrierës ka qenë trajner i klubeve si: Academica, Porto, Chelsea, Tottenham dhe Zenit./IndeksOnline/