19:41 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Vincenzo Graso: Kosova e sigurt me KFOR-in

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Graso, tha se me rastin e aktiviteteve të fundit të KFOR-it nuk ka arsye për shqetësim dhe se situata është nën kontroll, pa shenja të kërcënimeve të mundshme

I pyetur nëse ka pasur arsye për aktivitetet e fundit të KFOR-it, Graso tha për “Novosti” se “nuk ka asnjë arsye për shqetësim”.

“Stërvitja e KFOR-it bëhen për të ushtruar lëvizjen dhe procedurat në mënyrë që të jetë gati për të përmbushur misionin e vet dhe për të garantuar siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Të gjitha njësitë e KFOR-it marrin pjesë në këto ushtrime. Ushtrimi është një aktivitet normal që të gjithë ushtarët po bëjnë në mbarë botën”, tha Graso, transmeton rtk. /Indeksonline/