16:39 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Virozat e stinës, shkak luhatjet e temperaturave

Temperaturat e larta, jo të zakonshme për stinën e vjeshtës, por mbi të gjitha luhatja e konsiderueshme e tyre janë bërë shkak për një fluks të shtuar të pacientëve të vegjël në Pediatrinë e Elbasanit.

Sipas mjekëve, fëmijët paraqiten me të vjella dhe temperaturë të lartë. Kujdes i veçantë duhet treguar me ushqimin e fëmijëve në kopshte e shkolla, ndërsa sipas mjekëve, luhatja e temperaturave kërkon kujdes edhe me veshjen e tyre gjatë orëve të ndryshme të ditës.

Përhapja e virozave bëhet edhe më e shpeshtë për shkak të frekuentimit të ambienteve komunitare, si kopshte, çerdhe e shkolla, ndërsa më të prekurit janë moshat 1-5 vjeç