11:44 / E Premte, 07 Gusht 2020

“Virusi po gjunjëzon botën”, mjekja shqiptare thirrje qytetarëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka bërë një postim në rrjetin scoial Facebook ku ka shpërndarë mesazhin e mjekes Esi Duka.

Kjo e fundit u bën thirrje të gjithëve për të respektuar masat.

Duka shprehet se qytetarët duhet të mbajnë maska, të respektojnë distancën dhe higjienën personale, pasi vetëm kështu mund të mposhtim virusin që ka gjunjëzuar gjithë botën.

“Ajo që dua t’u them unë qytetarëve është respektimi i tre masave kryesore: mbajtja e maskës, mbajtja e distancës 2 metra nga njëri-tjetri dhe ruajtja e higjienës personale. Duke zbatuar me rigorozitet këto tre mesa, ne shpresojmë t’ia dalim përballë këtij virusi që po gjunjëzon gjithë botën”, shprehet mjekja.