21:30 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Visar Krusha, drejtori i ri i Teatrit “Dodona “

Visar Krusha është zgjedhur drejtori i ri i Teatrit “Dodona”.

Në garë për këtë pozitë përveç Krushës  ishin edhe Kastriot Saqipi, Esat Brajshori, Shkurte Aliu, Mehmed Xhemajli, Faik Gashi dhe Ben Apolloni, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, vlen të përmendim faktin se këshilli drejtues përbëhet nga dramaturgia Doruntina Basha, aktori Enver Petrovci, dramaturgia Hana Qena, dramaturgu Kushtrim Koliqi, si dhe përfaqësuesi i komunës së Prishtinës, Bekim Sele./Indeksonline/

 

Temat: