18:55 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Visar Ymeri i vetmuar në Kuvend? Deputetët e VV-së enden nëpër sallë! (Video-përmbledhje)

Deklarata e kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, që Albin Kurti mos të jetë më kryetari i subjektit të tyre, si duket ka shfaqur pakënaqësi brenda grupit parlamentar.

Në seancën e sotme, Ymeri është parë teksa rrinë krejtësisht i vetmuar. Derisa deputetët që janë “krahu i Kurtit” janë lëshuar në aksion.

Të njëjtit kanë mbledhur nënshkrime për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, shkruan Indeksonline

Shikoni më poshtë pamjet: