13:58 / E Martë, 02 Janar 2024 / B O

Viti 2024 nis me “bereqet” në Bitcoin, rritet dukshëm vlera e tij

Monedha rezervë e kriptove Bitcoin është si në ditët më të mira. Çmimi i Bitcoin u rrit mbi 45,000 dollarë të martën për herë të parë në më shumë se 20 muaj.

45.800 dollarë po kushton një Bitcoin sot, ose 8% më shumë se sa një javë para vitit të ri, shkruan Indeksonline.

Një nga arsyet e rritjes së çmimit në javët dhe muajt e fundit është miratimi i mundshëm i një fondi Bitcoin nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë (SEC).

Një fond i tillë, një ETF (Exchange Traded Fund), do t’i lejonte investitorët të investonin në Bitcoin pa blerë monedhën./Indeksonline/