Viti i Alcaraz, tenisti spanjoll siguron finalen e Lojërave Olimpike

Carlos Alcaraz do ta mbaj në mend gjithë jetën viti 2024.
Tenisti spanjoll, brenda dy muajve të fundit ka fituar dy tituj Grand Slam, ”Franch Open” dhe Wimbledonin, shkruan IndeksOnline.
21-vjeçari tashmë ka kaluar edhe në finalen e Lojërave Olimpike ”Paris2024”, duke siguruar medaljen olimpike.
Në gjysëmfinale, Alcaraz e mposhti tenistin kanadez, Felix Auger-Aliassime, në dy sete merezultat të njëjtë 6-1 dhe 6-1.
Ai tashmë do të garojë për medaljen e artë, ku për kundërshtar do të ketë fituesin e çiftit Novak Djokovic-Lorenzo Musetti.
Vlen të theksohet se nëse Alcaraz ia del të fitojë në finale, atëherë do të shndërrohej në tenistin më të ri në histori që fiton një medalje të artë./IndeksOnline/