13:37 / E Martë, 13 Korrik 2021 / AR

Vitia nga Deçani: Janë aktivizuar të gjitha mekanizmat, bashkërisht do t’iu dalim në ndihmë pacientëve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, po qëndron në Deçan pas helmimit të qindra qytetarëve.

Nga atje, ai tha se janë aktivizuar të gjithë mekanizmat e mundshëm për t’u dalë në ndihmë pacientëve, shkruan Indeksonline.

“Fat i madh që të gjithë pacientët që janë trajtuar në QKMF në Deçan pas marrjes së trajtimit janë kthyer mirë dhe pa probleme në shtëpitë e tyre me një numër shumë të vogël të referimit në Pejë dhe fatmirësisht pa asnjë rast fatal.

Dje ka pasë një qetësim të situatës dhe bashkë me IKSHPK-në dhe organet komunale është qetësuar disi situata për t’u përkeqësuar në orët e mbrëmjes dhe më pas janë aktivizuar të gjitha mekanizmat, jo vetëm të Ministrisë, por edhe nga Qeveria që bashkërisht me kryetarin e Deçanit dhe qytetarë të bëjmë maksimumin që t’u dalim në ndihmë të gjithë qytetarëve”.

Po ashtu ministri Vitia tha se një listë me prioritizim absolut të barnave do të trajtohet nga Ministria e Shëndetësisë.