18:04 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vittorio Sgarbi rrezikon të mbytet në bregdetin shqiptar, videoja po bën xhiron e rrjetit

Pasditen e djeshme, Vittorio Sgarbi po shëtiste në bregdetin e Palasës, ku ndodhej së bashku me vajzën e tij gjysmë-shqiptare, Albën.

Ai tentoi të zhtyej teksa Alba qëndronte më pranë bregut, por dallgët e forta rrezikuan jetën e personalitetit të famshëm italian.

Videon, ku ai shfaqet duke u përpjekur të dalë nga uji, e ka postuar ai vetë në kanalin e tij në YouTube dhe pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit në mediat italiane dhe ato shqiptare.

Fatmirësisht ai është shpëtuar nga e bija dhe dy rojet bregdetare.